1

Shporta juaj është e zbrazët

Living Moments - Aroma Ambientik

Aroma fisnike për një ambient atmosferik.
Me sprajin dhe qirinjtë aromatikë për ambiente Living Moments, ju do t‘i dhuroni shtëpisë suaj një atmosferë të papërsëritshme. Notat aromatike të „Velvet Spirit“, „Pure Senses“ dhe „SPA Elements“ do të mahnisin shqisat tuaja n ë të gjitha aspektet.
Secila nga këto tre aroma është e kompozuar nga vajra esenciale, duke e shndërruar atë në një aksesor luksi për shtëpinë tuaj. Përjetoni efektet e veçanta të aromave tona ekskluzive të zhvilluara nga Emma Heming – Willis.

VELVET SPIRIT
e ëmbël & joshëse
Aromë plot stil nga portokalli i freskët dhe fiku i ëmbël, kombinuar me vaniljen dhe notat e buta të drurit. Përkëdhel shqisat tuaja dhe i dhuron ambientit tuaj rehati dhe ngrohtësi.

PURE SENSES
e qartë & e butë
Aromë e pastër nga lulja elegante e jasminit dhe frutat e freskëta të limonit, në harmoni me drurin e kedrit. I dhuron ambientit një aromë të freskët dhe të lehtë.
Ideale për një ambient qetësues në dhomën e gjumit, banjo dhe ambientin e ndenjies.

SPA ELEMENTS 
çlodhëse & frymëzuese
Kompozimi i aromës falë përbërjes së çajit jeshil, mandarinës së freskët, Patchouli si edhe drurit të kedrit, të cilat të qetësojnë dhe të frymëzojnë në të njëjtën kohë.
Gjallëron trupin dhe shpirtin duke i krijuar ambientit tuaj një atmosferë çlodhëse.